Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia arreston të miturin që publikoi foto me armë

Një i mitur nga Peja është arrestuar më 02.05.2024 pasi ka publikuar foto me armë zjarri në një rrjet social.

Policia njofton se gjatë kontrollit të shtëpisë së tij nuk është gjetur arma.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.