Ilustrim

Lirohen gjashtë të dyshuarit për rrahje në LDK

Gjatë ditës së djeshme, KALLXO.com raportoj se janë arrestuar gjashtë persona të cilët ishin përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur dy ditë më parë, në Prishtinë në një kuvend të një nëndege të LDK-së në lagjen Mati 1.

Dje, në raportin 24 orësh të Prokurorisë, thuhej se të dyshuarit për përfshirje në rrahje Sh.V, R.G, L.K, A.K, dhe B.G, janë ndaluar për 48 orë.

KALLXO.com ka kontaktuar sot më zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila ka thënë se të njëjtit për përfshirje në rrahje janë liruar.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar të departamentit të përgjithshëm janë ndaluar këta persona për pjesëmarrje në rrahje, por prokurorja nuk ka ushtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit , dhe ata janë liruar pas 48 orëve. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Ulaj.

Para dy ditëve u raportuar për incidentin në LDK ku pjesëmarrës të kuvendit përdorën grushtat dhe karriget pët t’i qëruar hesapet për telashet brenda partisë.