Gjashtë të arrestuar për përleshjen me karrige në LDK

Gjashtë persona kanë përfunduar të arrestuar për shkak se morën pjesë në një rrahje e cila ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prishtinë në një kuvend të një nëndege të LDK-së në lagjen Mati 1.

Policia, në raportin ditor, ka njoftuar se gjashtë të dyshuarit janë arrestuar pasi që kanë qenë pjesëmarrës në një rrahje.

Por KALLXO.com merr vesh që rasti ka të bëjë me incidentin në LDK ku pjesëmarrës të kuvendit përdorën grushtat dhe karriget pët t’i qëruar hesapet për telashet brenda partisë.

Si pasojë e kësaj rrahje, ndihmë mjekësore kanë kërkuar të dyshuarit, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.