Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani | Foto: KALLXO.com

Fakte të Shpejta për Kamenicën

Në debatin Jeta në Komunë, Sinani ka folur për sfidat me të cilat është ballafaquar si kryetar komune  dhe ka folur për sfidat me të cilat është ballafaquar si kryetar dhe se cka ka arritur të realizoj nga premtimet e tij.

Begzad Sinani i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar zgjedhjet pas balotazhit në Dhjetor të vitit 2010, ku si kundërkandidat kishte Shaip Surdullin e LDK-së.

Ja disa fakte të shpejta për komunën e Kamenicës pas debatit Jeta në Komunë.

[otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]1. Në qeverisjen e Begzad Sinanit, tri femra udhëheqin drejtoritë komunale.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]2. Në Kamenicë problem gjatë verës vazhdon të mbetët furnizimi me ujë të pijshëm.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]3. Zëvendës kryesuesi i kuvendit komunal për komunitete është zgjedhur në kundërshtim me ligjin.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]4. Komuna e Kamenicës nuk ka zyre për promovim të investimeve.[/otw_shortcode_quote]

[otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]5. Kamenica edhe pas 11 viteve vazhdon të jetë pa palestër sportive përkundër faktit që ka klubin atletik Rogana, pjesëtarë të së cilit marrin pjesë në lojëra ndërkombëtare të atletikës.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]6. Mbi 400 persona kanë migruar nga Kamenica këto dy vite.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]7. Kamenica është njëra prej komunave që ka shpenzuar më së shumti në dreka zyrtare në krahasim me shpenzimet e përgjithshme.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]8. Gjatë këtij mandati të Begzad Sinanit në krye të Kamenicës, janë ndërtuar dy shkollat në Krilevë dhe Busavatë ashtu siç kishte premtuar në kohë fushate.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]9. Dy asamblistë të AAK-së në kuvendin komunal të Kamenicës kanë braktisur AAK-në duke kaluar në partinë e kryetarit, PDK, gjatë këtij mandati.[/otw_shortcode_quote] [otw_shortcode_quote border_style=”bordered”]10. Sipas raportit te MAPL, Kamenica është njëra ndër komunat që shkeljet më të shpeshta i ka bërë në dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.[/otw_shortcode_quote]

http://kallxo.com/zemra-e-plast-e-kryetarit-te-kamenices/