Ilustrim

Arrestohen një shtetas i Serbisë e një i Shqipërisë në Kamenicë

Dy persona, një shtetas i Serbisë e një i Shqipërisë janë arrestuar në orët e para të ditës së djeshme, më 18.04.2024, në Kamenicë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hodonofc në 01:50h.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, këta dy burra janë arrestuar nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Policia ka thënë se rasti më pas ka shkuar në procedurë të rregullt.