foto: Ilustrim

Vjedhje e rëndë tek liqeni në Ruboc të Kamenicës

Në fshatin Ruboc të Kamenicës më 28.02.2024 sipas Policisë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Drejtoresha për Zhvillim, Ekonomi dhe Diasporë në këtë Komunë ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedh një litar me fije çeliku tek liqeni.

Litari i vjedhur dyshohet të jetë me gjatësi rreth 300 metra kurse në Polici u raportua se janë dëmtuar edhe disa pajisje tjera.

Ky rast po hetohet nga Policia.