(Ilustrim)

Policia e zë një person duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Në Novosellë të Kamenicës u ndalua një person me shtetësi të Kosovës duke e kaluar ilegalisht kufirin.

Siç raporton Policia, i dyshuari me automjet përmes rrugëve ilegale ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur më 13.04.2024 rreth orës 13:20.