Foto:Ilustrim

Lëndohet një person në Kamenicë, zjarri kaploi shtëpinë e tij

Një person ka pësuar dje lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Busavatë të Kamenicës rreth orës 21:30.

Zjarri sipas raportit policor, dyshohet se ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.

Rastit përveç njësive policore i është përgjigjur edhe ekipi i zjarrfikësve.

“I lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka djegie të shkallës së parë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”- ka njoftuar Policia në raportin ditor më 11.02.2024 .