Emmerson: Nuk ka asnjë provë kundër Kadri Veselit që kishte të bënte me ‘ndërmarrjen kriminale’

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Të martën deklaratën hyrëse po e jep edhe Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit.

Emmerson ka mohuar se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ‘ndërmarrjeje kriminale”.

“Mes provave dhe dëshmitarëve, Prokuroria nuk ka hasur në asnjë dëshmitarë apo dokument që mund të mbështetën se z.Veseli ka luajtur ndonjë rol në promovimin e ndonjë ndërmarrje të përbashkët që ata pretendojnë e ka ekzistuar”- tha ai.

Sipas tij, Prokuroria po tenton ta mbajë përgjegjës Kadri Veselin në mënyrë të tërthortë.

“Prokuroria kërkon ta mbajë tërthorazi përgjegjës z.Veseli për sjelljen kriminale të individëve të terren të cilët kanë kryer krime të cilat Veseli nuk kishte dijeni dhe nuk kishte të bënte fare”- deklaroi Emmerson.

Sipas avokatit, nuk ka asnjë provë që Veseli, si shef i zbulimit, “ka autorizuar apo nxitur ndonjë krim apo vepër kriminale, apo të ketë marrë ndonjëherë ndonjë raportim për kryerjen e ndonjë krimi.

“Më kotë do të prisni të shihni prova të cilat do ta implikonin z.Veseli apo se ai ka qenë palë e një politike kriminale të përbashkët apo se ka bërë ndonjë gjë për të quar përpara qëllimet e ‘ndërmarrjes ë përbashkët kriminale’”- tha Emmerson

Avokati ka asryetur se gjatë asaj kohe Veseli punonte me shtetin e Shqipërisë dhe shtete anëtare të NATO-s për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët.

Gjykimi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së sot vijon me deklaratat hyrëse nga ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Katër ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me katër krime të pretenduara lufte dhe gjashtë kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar të hënën ka dhënë deklaratën hyrëse në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting pretendoi se Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

Gjatë fjalëve hyrëse të Prokurorisë Speciale, ushtruesi i detyrës së prokurorit të specializuar Alex Whiting pretendoi se Hashim Thaçi, ka bërë disa deklarata të rreme gjatë fazës së hetimit para ngritjes së aktakuzës.

I pandehuri “Hashim Thaçi ka ardhur disa herë në fshehtësi për të dhënë intervista” në SPO”, ka thënë Whiting në gjykatë, duke shtuar se “ai (Thaçi) ka mohuar shumë për rolin e tij dhe rolin e shtabit të përgjithshëm”. Ëhiting pohoi se Thaçi i kishte thënë PSP-së në një nga intervistat gjatë fazës së hetimit se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk funksionoi deri në nëntor 1998 dhe madje edhe më pas “ekzistonte vetëm në letër”-tha prokruori.

Prokurori më tej ka bërë të ditur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk po gjykohet për krime lufte, por vetëm katër ish-udhëheqësit që janë akuzuar.

Prokuroria po përdor pamjet e deklaratave të viteve 1990, si dhe dokumentet e gjetura në shtëpitë e disa të pandehurve për të treguar ekzistencën e një zinxhiri komandues në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për të vërtetuar se katër të pandehurit ishin përgjegjës dhe për këtë arsye përgjegjës për krimet.

Gjatë deklaratës hyrëse, Prokuroria ka thënë se motivi i kryerjes së këtyre krimeve të pretenduara në aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ishte “për të fituar pushtet në luftë, në Kosovë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

Prokurori i çështjes Matt Haëling ka folur për organizimin dhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke komentuar mënyrën e organizimit të UÇK-së, prokurori sqaroi se Shtabi i Përgjithshëm qysh në vitet e 90-ta kishte autoritet.

Prokuroria po pretendon se qëllimi i të akuzuarve ishte shënjestrimi i kundërshtarëve të UÇK-së, që quheshin “tradhtarë dhe kolaboracionistë”.

Termat tradhtarë dhe kolaboracionistë keqpërdoreshin ose ngatërroheshin. Personat e etiketuar ndaloheshin në mënyrë arbirtrare dhe në shumë raste keqtrajtoheshin në mënyrë të tmerrshme. Katër të akuzuarit keqpërdoruan postin e shtabit të përgjithshëm” – tha Ferdinandusse.

Prokuroria ka pretenduar se janë mbi 400 të ndaluar dhe të paktën 102 të vrarë . sipas ZPS shumë prej tyre ishin mbështëtës të LDK-së ose ata që nuk përkrahnin UÇK –në.

“Shumë ishin mbështetës të LDK-së ose ata që nuk përkrahnin UÇK -në. Para se t’i ndalonin disa prej viktimave, ishin ushtarë të UÇK -së ndërsa të tjerët ishin anëtarë të forcave serbe. Krahas shqiptarëve dhe serbëve tek viktimat ishin romët, malazezët dhe boshnjakët”-ka thënë prokurpri.

Prokurori James Pace, ka deklaruar se persona të ndryshëm janë ndaluar nga ish-krerët e UÇK-së, të cilët pretendohej se ishin bashkëpunëtorë të serbëve.

James Pace tha se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.

“Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentar”-ka shpjeguar ai.

Prokurori më tej tha se të ndaluarit ishin keqtrajtuar pasi u konsideruan si spiunë e simpatizantë të Rugovës.

“Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”- citoi prokurori.