Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, ish-drejtori i QPS-së në Prishtinë: QPS është vendi më i rrezikshëm për punë, më i pambrojturi, më i pavlerësuari

Pas vrasjes së 21-vjeçares dhe plagosjes së vëllait të tij 15-vjeçar te objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku, ka thënë se QPS është vendi më i rrezikshëm për punë, njëkohësisht më i pambrojturi, më i pavlerësuari dhe i papaguari.

Ai thotë se çdo ditë mundësia e konfliktit është prezente dhe se kërcënimet janë të vazhdueshme si mes palëve ashtu edhe mes klientëve dhe stafit.

Mujku ka listuar arsyet që çojnë në konflikte, duke përmendur pakënaqësitë me vendimet e gjykatës, mosrespektimin e tyre, interpretimin e gabuar të tyre, mosvlerësim adekuat të interesit të fëmijës apo edhe marrëveshjet me ndërmjetësim tradicional.

Përfshirja e familjarëve tjerë, brenda mosmarrëveshjeve bashkëshortëve sipas tij është arsye tjetër e konflikteve e që po ashtu ndikojnë edhe xhelozia, stafi i papërgatitur, mungesa e psikologëve, përdorimi i substancave psiko-aktive, ekspozimi i fëmijëve në rrjete sociale me partnerin e ri po edhe arsye tjera.

Mujku thotë se në vazhdimësi ka paralajmëruar në lidhje me rreziqet me të cilat përballen punëtorët e QPS-së por që veprimet sipas tij janë “zero”.

Në Ferizaj rreth orës 14:40 ka ndodhur një vrasje. Sipas Policisë, E.C e moshës 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj V.A 36 vjeçar. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe vëllai i viktimës, 15-vjeçar.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës ndonëse pas ngjarjes ishte larguar në drejtim të panjohur.

Vritet një grua në Ferizaj – Lajm në zhvillim

Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës

Kryeprokurori i Ferizajt: Arrestohet burri që dyshohet se vrau ish-gruan e tij

Vrasja në Ferizaj, është plagosur edhe vëllai i mitur i viktimës

Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj: I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur

Vritet një grua në Ferizaj – Lajm në zhvillim

Policia: Gruaja e vrarë në Ferizaj, 21-vjeçare

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, ministrja Haxhiu kërkon dënim maksimal për këtë krim të rëndë