Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës

I dyshuari për vrasjen e një gruaje në Ferizaj, është ish-bashkëshorti i viktimës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryeprokurori i Prishtinës, Shukri Jashari.

Ndërsa zëdhënësja e Prokurorisë në Ferizaj, Vjosa Baftiu, pak kohë më parë iu kishte referuar të dyshuarit, si ish-bashkëshorti i viktimës.

Rasti sipas saj dyshohet se ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

“Po mund të ju konfirmojmë që një grua është vrarë në Ferizaj. Sapo bisedova edhe me prokurorin kujdestar ai më njoftoi se dyshimet e para janë se një grua është vrarë nga bashkëshkorti dyshohet dhe se ngjarja ka ndodhur në Qendër per punë sociale” – ka thënë Baftiu.

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një grua është vrarë në Ferizaj, të premten më 12.04.2024.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Informatat në Policinë e Kosovës janë që deri më tani një grua është pranuar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt pa shenje jete.

Vritet një grua në Ferizaj

Shënim: Artikulli është edituar më 12.04.2024, ora 15:41. Zëdhënësja e Prokurorisë iu ka referuar të dyshuarit si bashkëshorti i viktimës, ndërsa kryeprokurori Shukri Jashari si ish-bashkëshort. Kallxo.com ka edituar artikullin dhe të dyshuarit iu është referuar si ish-bashkëshort i viktimës.