Kryeprokurori i Ferizajt: Arrestohet burri që dyshohet se vrau ish-gruan e tij

V.A, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj, është arrestuar nga organet e rendit.

Një grua u vra me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndërsa dyshimet rëndojnë që në rast i dyshuar është ish-bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Sipas informatave që kam pranuar nga PK , i dyshuari eshte arrestuar”- tha Jashari për KALLXO.com

Siç mëson KALLXO.com çifti ishin të ndarë ndërsa nuk ka ende të dhëna nëse në dhomën e objektit të Qendrës për Punë Sociale ka qenë edhe ndonjë punëtor social.

Siç thonë burimet e KALLXO.com, ngjarja ka ndodhur në njërën nga zyrat e Qendrës për Punë Sociale.

Sipas informacioneve, ish-bashkëshorti dhe viktima dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje.

Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është bashkëshorti i viktimës