Sot ditë zie në Kosovë

Sot (17.04.2024) do të jetë ditë zie në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja, Vjosa Osmani shpalli të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve të fundit, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.

Qyteti i Pejës u trondit, më 16.04.2024, nga vrasja e një gruaje, nga i dyshuari- burri i saj, i cili është arrestuar nga Policia. Krimi dyshohet se u krye në banesën e çiftit në Pejë.

Ndërsa të premten, më 12.04.2024 një 36 vjeçar, Valon Aliu, vrau ish bashkëshorten e tij, Erona Cokli, 21- vjeçare, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.