Ilustrim

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për shtytje nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi, për të cilin po zhvillohen hetime për veprën penale – shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual.

“Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij” – thotë Policia, e cila kërkon që të lajmërohet kushdo që ka informacione për të dyshuarin.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected].