Vrasja në Pejë, 16.04.2024

Trupi i gruas së vrarë në Pejë dërgohet për obduksion

Një grua është vrarë të martën, më 16.04.2024 në qytetin e Pejës.

I dyshuari për vrasje është bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori është në vend të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit, personi është arrestuar, iu ka sekuestruar arma”- tha Nikç për KALLXO.com.

I dyshuari për vrasjen e gruas tashmë është brenda stacionit policor në Pejë.

Vrasja e gruas në Pejë, bashkëshorti i saj dorëzohet në Polici