Ilustrim

Rojet e pyllit raportuan se një person tentoi t’i godas me traktor

Dy roje të pyllit në fshatin Moqare të Komunës së Kamenicës, kanë njoftuar policinë se një person ka tentuar t’i godas me traktor.

Ngjarja është regjistruar dje pas mesnate.

Sipas dy ankuesve, në rimorkion e improvizuar, i dyshuari kishte pasur të ngarkuara rreth 3 metra dru.

Në raportin ditor të policisë thuhet se dy raportuesit nuk kanë pasur ndonjë lëndim ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë detaje nëse kanë arritur që ta lokalizojnë të dyshuarit ndërsa për rastin kanë njoftuar edhe prokurorinë e shtetit.

Rasti po vazhdon të hetohet, ka thënë policia. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.