Ilustrim

Qytetari raporton se vetura iu godit me predhë të armës, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 24.03.2024 kanë pranuar një ankesë nga një burrë i cili ka thënë se derisa ka qenë me veturën në lëvizje është goditur në veturë nga një predhë e armës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prishtinë në 19:40h.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se predha ka goditur veturën e tij nga një drejtim i panjohur.

“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz” – u tha në raportin 24-orësh policor.

Tutje është thënë se rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është në procedurë hetimore.