Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunë në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar në Drenas, Suharekë, Rahovec dhe dy në Prizren.

Në Drenas, Policia e Kosovës njofton se një burrë është ka raportuar se djali i tij dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00.

Një grua në Suharekë ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje verbale se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas njoftimit të Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i cili është në procedurë hetimore ka ndodhur dje rreth orës 19:00.

Policia e Kosovës njofton se një grua në Rahovec ka pranuar trajtim mjekësor pasi e njëjta kishte përdorur sasi të tepruara të medikamenteve.

Sipas Policisë kjo kishte ndodhur për shkak se viktima ka pasur një mosmarrëveshje verbale dhe dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Në Prizren, forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti duke shkaktuar dhunë në familje dhe i ka kanosur verbalisht vëllanë dhe kunatën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:10.

Për një rast tjetër në Prizren, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti kishte ndodhur më 27 shkurt të këtij viti, mirëpo viktima rastin e kishte raportuar dje në Polici.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas intervistimit me dëshirë së bashku me fëmijën e saj ka shkuar te prindërit e saj.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.