Bayern dhe Real Madrid baras në ballafaqimin e parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Me rezultat 2:2 ka përfunduar ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madridit.

Goli i parë u shënua nga Vinicius Junior në minutën ’24.

Ndërkaq, dy golat e tjerë ishin të Bayernit, të shënuara në minutën ’53 nga Leroy Sane dhe ’57 nga Harry Kane.

Vinicius u rikthye edhe me një gol tjetër përmes penalltisë, një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Kjo ndeshje u luajt në “Allianz Arena” në Munich.

Ndeshja e kthimit luhet më 08.05.2024.