Kapen me mbi 24 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara - arrestohen katër shtetas të Shqipërisë në Prizren

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka kontrolluar veturat në rajonin e Prizrenit.

Dy vetura të ndaluara (BMW X5 dhe Shkoda) ishin pjesë e këtij aksioni, në veturën BMW u gjetën një sasi e parave që dyshohet të jenë të flasifikuara, saktësisht 24 mijë e 600 euro.

Në të dy veturat ishin katër persona, gjatë aksionit u sekuestruan paratë që dyshohet të jenë të flasifikuara, dy veturat si dhe nëntë telefona celularë.

Të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 15.02.2024.