
Jabllanoviq: Klan Kosova ka pasur gjithmonë hapësirë dhe kohë për ne serbët
Kreu i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova ndaj vendimit për pezullim të certifikatës së biznesit.
Ai është solidarizuar me Klan Kosovën duke u shprehur se ky medium ka gjithmonë hapësirë dhe kohë për serbët.
“Klan Kosova televizion profesional që ka pasur gjithmonë hapësirë dhe kohë për ne serbët. Kur na ndaluan si parti nga disa televizione në gjuhën serbe na ishte hapur Klan Kosova”- ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.
Ai këtë situatë e ka quajtur një espisod të shëmtuar.
“Ky episod i shëmtuar i llogarisë do të kalojë dhe ju do ta mbijetoni këtë Qeveri të Kosovës”-ka përmbyllur ai.
@klankosova_tv profesionalna televizija koja je uvek imala prostor i vreme za nas Srbe.Kada smo kao partija na pojedinim televizijama na srpskom jeziku bili zabranjeni, #klankosova je za nas bio otvoren.Ova ružna epizoda obračuna će proći,a vi ćete nadživeti i ovu Vladu #Kosovo pic.twitter.com/6nioXFl3Nu
— Aleksandar Jablanović (@AleksandarJabl1) July 29, 2023
MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër “Klan Kosova” Sh.P.K. dhe pronarëve të saj.
Pas këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga akterë të shumtë në Kosovë, duke e cilësuar këtë si censurim të fjalës së lirë.
Ambasadat e vendeve të QUINT-it si dhe Zyra e BE-së në Kosovë kanë reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të televizionit “Klan Kosova”.
Në reagimin e përbashkët, ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë për këtë vendim të MINT.
“Jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralizmin mediatik në Kosovë” -thuhet mes tjerash në reagim.
https://kallxo.com/lajm/ministria-e-industrise-pezullon-certifikaten-e-klan-kosova-shpk/