Foto: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Facebook
Federata Evropiane e Gazetarëve e quan vendimin e MINT turp të qeverisë
“Turp për kryeministrin Albin Kurti dhe për qeverinë e tij”, e ka quajtur Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (IFJ), Rikardo Gutierrez, vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ky vendim pezullon licencën e biznesit të televizionit Klan Kosova.
“Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi” – ka shkruar Gutierrez në Twitter.
#Kosovo: withdrawing a business certificate of a media company is an extremely serious act. Especially when we’re talking about a country’s leading private broadcaster. Shame on @albinkurti and his government https://t.co/UZ71mVcdeI
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 14, 2023
Ky postim është shpërndarë edhe nga faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Gazetarëve në Twitter.
Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, të cilin e ka quajtur të pargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.
Sipas AGK-së, liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik.