Mungon Kandidati i AAK-së për Istogun

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut Gani Dreshaj, nuk është prezent në Debat Pernime për balotazh të moderuar nga Jeta Xharra. Edhe pse e kishte konfirmuar ardhjen, Dreshaj po mungon ne debatin për Istogun.

Në këtë debat, në të cilin prezent është vetëm kandidati i LDK-së Haki Rugova, pritej që të dy kandidatë t`i shpalosnin programet për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Rugova e Dreshaj morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Istogut.

Rugova i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 45,36% për qind të votave, ndërsa Dreshaj i AAK-së  35.63 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.