Istog, arrestohet i dyshuari për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person më 04.04.2024 në Istog nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Për të dyshuarin është raportuar se posedon edhe armë.

Organet e rendit pas bastisjes së shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie, 1 karikator dhe mbi 130 fishekë të llojeve të ndryshme.

I dyshuari kishte prezantuar lejet përkatëse për armët e gjetura nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje.