Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes një person në Banjë të Istogut, Policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se një burrë derisa ishte në një pishinë në Banjë të Istogut më 30.03 kishte kërkuar ndihmë dhe ishe ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës.

Më pas, raportohet se mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”- thuhet në raportin ditor të PK-së më 31.03.2024