Gjendet i vdekur afër shtëpisë në Istog, dëshmitarët thonë se kishte dalë për të kërkuar bagëtinë
24.4.2024 - 10:23
Policia ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij në fshatin Prekallë të Istogut.
Rasti ka ndodhur më 23.04.2024 gjatë periudhës kohore 19:00h-21:55h.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Lidhur me këtë rast, Policia ka nisur hetimet.