Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Rasti Dehari, Delawie Mirëpret Masat Disiplinore

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka mirëpritur inspektimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet disiplinore të ndërmarra rreth rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Mirëpresim inspektimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet disiplinore të ndërmarra rreth vetëvrasjes në burg. Transparenca dhe llogaridhënia janë jetësore”, ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social “Tweeter” ambasadori amerikan.

Komentet e tij vijnë pas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë për suspendimin e katër zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku më 4 nëntor u gjet i vdekur aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari.

http://kallxo.com/suspendohen-4-zyrtare-te-qendres-se-paraburgimit-ne-prizren/

Dehari po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se ishte pjesëmarrës në sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në natën e 4 gushtit të këtij viti.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

Pas procesit të autopsisë, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se Dehari ka vdekur nga asfiksia.

http://kallxo.com/syle-hoxha-astrit-dehari-ka-vdekur-nga-asfiksia/

Ndërsa, raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit i bërë publik më 18 nëntor, përcakton se ai ka bërë vetëvrasje.

http://kallxo.com/mjekesia-ligjore-percakton-se-astrit-dehari-beri-vetevrasje/

Avni dhe Xhemile Dehari sot përmes një deklarate kanë kundërshtuar një hetim ndërkombëtar të rastit të vdekjes së djalit të tyre Astritit. Reagimi i familjes Dehari ka ardhur pas njoftimeve se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka kërkuar një hetim të këtij rasti nga policia britanike (Scotland Yard), për të siguruar besimin dhe besueshmërinë e publikut rreth rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

http://kallxo.com/familja-dehari-kerkon-doreheqjen-e-dy-ministrave/