Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me viktimën e cila dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor, ndalohet për 48 orë

Prokuroria e Ferizajt ka njoftuar sot më datë 03.05.2024 se ka ndaluar një person i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë e cila dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor.

I dyshuari gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas prokurorisë  i dyshuari e kishte marrë viktimën me veturë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.  Ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike, andaj, me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprimet ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “dhunim”.

Vitkima ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj ditë më parë, sipas njoftimit të prokurorisë.

E njëjta ishte dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut dhe i është dhënë ndihma mjekësore, më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria njofton se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë.