Foto: Ilustrim

Policia kap kontrabanduesin me katër lopë në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person nën dyshimin për kontrabandë në veri të Mitrovicës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20.

“Njësiti patrullues ka ndaluar kamioni me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari me nacionalitet shqiptar ku gjatë kontrollit i njëjti po bartte kafshë (katër krerë lopë) pa dokumente përcjellëse”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa kamioni me kafshët janë konfiskuar nga Dogana.