NISMA ka dilema nëse Kosova 'mund t’ia imponojë' botës krijimin e Tribunalit

Bilall Sheifi nga Nisma Socialdemokrate në seancën e sotme të Kuvendit tha se nuk beson që dikush e ka mbështetur veprimin e deputetes Flora Brovina për publikimin e fotografisë që pretendonte se ishte provë për dhunimet seksuale në kohën e luftës.

Sherifi ndër të tjerash shtoi se nëse thuhet se është bërë vonë për dënimin e krimeve serbe, i bie që duhet të lihet kjo punë.

“Tani nëse ndalemi mund të bëhet vonë. Nuk e di a do të mund t’ua imponojmë botës krijimin e Tribunalit, nuk e di. Janë edhe forcat e tjera që kanë fjalë rreth atij. Një gjë e di, nëse ne e miratojmë Kodin e Procedurës Penal, e kalojmë këtë inciativë me shtesat e heqjen e nevojshme, atëherë të jeni të sigurt që të gjitha gjykatat e botës mund të shndërrohen Tribunal për të kërkuar drejtësi në Kosovë”, tha ai.

Sipas Sherifit, me këtë secili “kriminel” i kërkuar kudo në botë, mund të arrestohet edhe në Kosovë.