
Nisma Socialdemokrate sot mban Konventën Politike
30.10.2022 - 09:07
Partia Nisma Socialdemokrate që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, sot do të mbajë Konventën Politike.
Sipas njoftimit, Konventa do të fillojë në ora 14:00 në ‘Hotel Emerald’.
Kujtojmë që Nisma Socialdemokrate për herë të parë që prej themelimit, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kishte mbetur jashtë parlamentit, pasi që nuk kishte arritur të marrë votat e duhura për të kaluar pragun zgjedhor.