Foto Ilustrim

Gjatë ligjëratës kundër ekstremizmit të dhunshëm të mbajtur në Gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Internews Kosova Mban Ligjërata mbi Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së të Rinjve në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”, Internews Kosova mbajti ligjërata mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në katër shkolla të mesme të Kosovës.

Në ligjëratat e mbajtura në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik, Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, në Shkollën e Mesme të Ekonomisë “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë dhe në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori” në Prishtinë, u pa një interesim i theksuar I nxënësve, teksa kjo u manifestua me rreth 300 pjesëmarrës.

Në ligjeratat që u mbajtën nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, Drejtorisë së Anti-terrorizmit,  u theksua roli i Policisë së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe shpjegimi i nevojës për raportim të hershëm dhe edukim të publikut  mbi raportimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, stafi i Internews Kosova ligjëroi mbi tematikën shumë aktuale të kontrollimit të rrjeteve sociale dhe parandalimin e ekstremizmit nga mediat sociale dhe mediat vizive.

Gjatë ligjëratës kundër ekstremizmit të dhunshëm të mbajtur në shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë. Foto: Kallxo.com

Në të gjitha ligjëratat kishte interesim të madh të nxënësve të cilët u shtruan ligjëruesve një numër të madhë të pyetjeve lidhur me tematikat e trajtuara.

Drejtorët e shkollave ku u mbajtën ligjëratat, falënderuan stafin e Internews Kosova për tematikën e zgjedhur të ligjeratës dhe shprehën interesimin e tyre për mbajtjen e ligjeratave të ngjashme edhe në të ardhmen.

Ligjëratat janë pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së të Rinjve në Luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” që implementohet nga Internews Kosova, përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim -ATRC.