Ilustrim

Internews Kosova publikon sot raportin 'Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim'

Internews Kosova publikon Raportin me gjetjet e montorimit të politikave kundër diskriminimit.

Raporti paraqet të dhëna për zbatimin e obligimeve të institucioneve të Kosovës në raport me personat me aftësi të kufizuar, gratë dhe komunitetet joshumicë.
Raporti paraqet një skenim të 21 insitucioneve publike ku përfshihen spitale, shkolla universitete dhe qendra për punë sociale dhe ofron një pasqyrë të qartë se në cilat pika këto institucione i shkelin obligimet ligjore dhe të drejtat e njeriut.

Publikimi i raporti do shoqërohet me një panel diskutimi nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi; Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama; Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Pas fjalëve hyëse do të mbahet një diskutim nga profesionistë të fushës.

Hulumtimi përfshin Universitetin e Prishtinës dhe pesë komuna të Kosovës dhe realizohet në kuadër të projektit të përbashkët në mes ATRC-së dhe Internews Kosova me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ngjarja do jetë e hapur për mediat ndërsa për të interesuarit do ofrohet edhe linku i transmetimit direkt.

Ngjarja fillon në orën 09:00 në Hotel Sirius në Prishtinë.