Internews Kosova hap thirrjen për mësimdhënës të gjuhës serbe

Internews Kosova është në kërkim të plotësimit të pozitës së lirë:

Pozita: Mësimdhënës/e për gjuhë serbe
Periudha e punësimit: 6 muaj
Kontrata: Shërbime 

Në kuadër të projektit “Nxitja e shkëmbimit ndërkulturor mediatik”, i cili financohet nga Bashkimi Europian, Internews Kosova (I/KS) synon të ngritë kapacitetet e gazetarëve profesionistë dhe të promovojë diversitetin kulturor duke angazhuar 10 gazetarë shqiptarë në kurse të gjuhës serbe në mënyrë që të jenë të gatshëm për të raportuar në tema për pjesën veriore të Kosovës dhe zonat tjera të banuara me serbë në Kosovë.

Ky aktivitet do të zbatohet në bashkëpunim me partnerët tanë të projektit BIRN Serbia, Kossev dhe Asociacionin e Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës të cilët gjithashtu do t’u sigurojnë dhjetë (10) gazetarëve serbë mundësinë për të mësuar shqip, në mënyrë që të kenë qasje në burimet në gjuhën shqipe.

 Kriteret për të përmbushur pozitën:

– Diplomë universitare në nivel Bachelor në gjuhë apo shkenca të tjera sociale;

– Njohja e shkëlqyer e gjuhës serbe dhe shqipe;

– Përvojë të mëhershme në mësimdhënie të gjuhës serbe për shqipfolësit;

– Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;

– Gatishmëri për të punuar me orar fleksibil;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Planifikon programin për mësimdhënie me literaturë të zgjedhur;

– Organizon dhe vlerëson nivelin e njohurive në bazë të rezultateve të testeve;

– Kujdeset për të arritur zhvillim te secili pjesëmarrës;

– Mban korrespodencë dhe përgatit raporte në lidhje me mësimdhënien;

– Bashkëpunon mirë me ekipin dhe personin përgjegjës.

Shënim: Kurset do të mbahen online.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV), një letër motivimi në gjuhën shqipe dhe serbe dhe një ofertë financiare përmes postës elektronike në adresën [email protected]  duke përshkruar pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 21 gusht 2023.

I/KS inkurajon aplikantët e të gjitha gjinive dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë personat e interesuar, pa paragjykime në baza të gjinisë, statusit social, orientimit seksual, identitetit gjinor, fesë, përkatësisë etnike ose prejardhjes politike.