FOTO - Drejtësia në Kosovë - Rubrika 'Policia'

Aksion në lokalet e muzikës në Klinë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion të quajtur ‘Kontrollimi lokaleve 2019’.

Sipas forcave të rendit, aksioni është realizuar në komunën e Klinës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Gjykatën në Pejë dhe inspektorë të Punës dhe ata komunal.

Gjatë aksionit, Policia e Kosovës hasen në punëtorë që mbanin punën pa leje.

“Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit të Punës në të gjitha lokacionet janë hasur punëtorë duke punuar pa leje të punës dhe nga inspektorët komunalë në mungesë të dokumentacionit është mbyllur një lokal”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjatë këtij aksioni, Policia gjeti tek një lokal edhe një sasi të substancave narkotike ndërsa në një lokacion tjetër forcat e rendit identifikuan 12 shtetas të huaj.

“Në një lokal tjetër në njërën nga dhomat e gjumit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e vogël (rreth 1 gr) që dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një aparat për bluarjen e marihuanës. Gjatë kontrollit në dy lokale janë hasur duke punuar dymbëdhjetë (12) shtetase të huaja të cilat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinës. Lidhur me qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion”, thuhet në fund të komunikatës për media dërguar nga zyra për informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.