100 Mijë Dollarë të ShBA-ve për një Rrugë të Klinës

Kjo rrugë me gjatësi 1.7 kilometra ishte në gjendje shumë të keqe, por nënkryetari i Komunës së Klinës Enver Berisha thotë për KALLXO.com se së shpejti rruga do të rregullohet.

“USAID-i amerikan për këtë projekt ka ndarë 100.000 dollarë. Ne tash jemi në fazën e hartimit të projektit detal, kemi bërë paramasat dhe parallogaritë e asaj rruge, ajo rrugë është në gjatësinë 1.7 km, dhe që do të punohet një rrugë me standarde jashtëzakonisht të mira,” deklaroi Berisha.

Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit në Komunën e Klinës thotë se në rrugën që do të asfaltohet jetojnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit RAE dhe edhe më parë ka pasur kërkesa për rregullimin e saj.

“Po ka qenë edhe kërkesë e qytetarëve, mirëpo siç dihet USAID-i mbështet projekte [për vende] të cilat janë të banuara me pjesëtarë të etnive të ndryshme,” tha Gashi.

Sipas drejtorit të Urbanizmit punimet për fillimin e asfaltimin e rrugës në fjalë priten të fillojnë brenda pak ditëve.

USAID-i sipas drejtorit Gashi ka dhënë edhe 50 mijë euro për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Rudicë dhe Berkovë. [interaction id=”56c88454ee2dfdd3607226e0″]