KQZ zëvendëson dy këshilltarë në Klinë dhe Zubin Potok
20.7.2023 - 14:50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka bërë zëvendësimin e dy këshilltarëve Komunal nga komuna e Klinës dhe Zubin Potokut.
Leonora Jaha Dakaj, u emërua anëtare e Kuvendit Komunal në Klinë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) duke e zëvendësuar anëtarin e Kuvendit Komunal Shemsedin Berisha.
Ndërsa Shaban Deliu, u emërua anëtar i Kuvendit Komunal në Zubin Potok, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke e zëvendësuar anëtarin e Kuvendit Komunal Sefer Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në këtë mbledhje Komisioni poashtu mori vendim për miratimin e konkursit për kompozimin e Melodisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.