Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë - Eksperti: Armët që i janë nënshtruar ekspertizës nuk përputhen me shenjat e gëzhojave

Në gjykimin për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë, sot dëshmoi eksperti i balistikes Ilir Kukaj.

Paraprakisht mbrojtësja e palës së dëmtuar, avokate Fehmije Gashi Bytyqi kërkoj nga trupi gjykues që edhe njëherë të merren në pyetje disa nga dëshmitarët e rastit, me arsyetimin se të njëjtit nuk kishin dhënë dëshmi të njëjtë në polici e prokurori, por gjykata e refuzoi kërkesën e avokates Fehmije Gashi Bytyqi, për shkak se e njëjta nuk kishte dhënë arsyetim të qartë.

Këtë kërkesë të avokates e kundërshtoi prokurori Ramiz Buzhala, duke e vlerësuar si të panevojshme.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Besim Maloku, avokati Ndrec Dodaj tha se ky propozim nga ana e mbrojtjes, po bëhet për çështje marketingu.

Më pas eksperti i balistikes Ilir Kukaj, tregoi se objekt i ekspertimit të parë kanë qenë dy armë, një pistoletë dhe një pushkë, ndërsa në pjesën e dytë të ekspertimit edhe një pistoletë tjetër.

“Predhat e ekspertimit të parë nuk e di se ku janë gjetur, por që të dyja predhat janë shkrepur nga e njëjta armë e llojit pistoletë. Plumba të tjerë nuk ka pasur, ndërsa për ekspertim janë sjellë gëzhoja të katër kalibrave të ndryshëm”, deklaroi eksperti Ilir Kukaj.

Ai edhe njëherë tregoi se gëzhojat janë shkrepur nga një armë e paidentifikuar.

“Asnjë predhë nuk është shkrepur nga armët që kemi pasur për ekspertim. Prej 10 gëzhojave që kanë qenë objekt i ekspertimit 9 prej tyre janë shkrepur nga një kalibër i njëjtë, kurse një gëzhojë tjetër është shkrepur nga një armë tjetër”, tha Kukaj.

Ky ekspert kishte dëshmuar edhe para rihapjes së gjykimit, në muajin qershor.

Arma që vrau vëllezërit në Malishevë ende e paidentifikuar

Pas dëshmisë së ekspertit, u vazhdua me dëgjimin e CD-së së inçizuar me rastin e hetimeve të veçanta, të masave të fshehta të të akuzuarve Besim dhe Blerim Maloku.

Në këto inçizime Besim dhe Blerim Maloku, ndodheshin në ndalim policor si të dyshuar.

Ata dëgjoheshin duke folur për rastin e ndodhur, pasi gjykatësi Gëzim Pozhegu, tha se lidhur me vërejtjet e dëgjimit të CD-ve, palët do të deklarohen në seancën e radhës.

Seanca e radhës u caktua për datën 23 tetor, për dëgjimin e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, para trupit gjykues me kryetar Gëzim Pozhegun, dhe anëtarët Ilir Rashkaj dhe Besarta Doli.

Besim Maloku, po akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për vrasjen e kushërinjve të tij – dy vëllezërve Shani e Bahri Maloku, ndërsa Blerim Maloku vetëm për armëmbajtje pa leje.

Në muajin shtator ishte rihapur gjykimi për vrasjen e dyfishtë në Plloqicë të Malishevës, ku edhe kishte pasur tensione nga familja e dëmtuar.

Shtyhet aktgjykimi për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Kujtojmë se para rihapjes së gjykimit, shpallja e aktgjykimit kishte dështuar dy herë.

Shtyhet aktgjykimi për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Në këtë rast për vrasjen e dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, po gjykohen Besim dhe Blerim Maloku.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët  për këtë rast.

Për këtë vrasje po gjykohen Besim dhe Blerim Maloku, po ashtu vëllezër dhe njëherësh kushërinj të viktimave.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së

Para disa muajsh seanca për dhënien e fjalës përfundimtare në këtë rast kishte dështuar, për shkak se prokurori i rastit  kishte dërguar lëndën në Prokurorinë e shtetit, për sqarime shtesë.

Prokurori kërkon sqarime për rastin e vrasjes e pjesëtarit të FSK-së

Në seancën për mbrojtjen e tyre, i akuzuari Besim ishte deklaruar ndërsa i akuzuari Blerim ishte mbrojtur në heshtje.

I akuzuari rrëfen ku ishte natën kur u vranë kushërinjtë e tij – vëllezërit Shani e Bahri Maloku

Në këtë rast të mistershëm, si dëshmitar ishte propozuar edhe ish-prokurori Agron Matjani.

 

Prokurori i shkarkuar propozohet si dëshmitar në gjykimin e për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

 

Në këtë rast kishin dëshmuar edhe gratë e dy viktimave dhe vëllai i tyre.

Gruaja e ish-sigurimit të Hashim Thaçit: Vrasja e burrit nuk ishte politike

Qan në Gjykatë gjatë dëshmisë për dy vëllezërit e vrarë

 

Bahri dhe Shani Maloku po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin sipas prokurorisë nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

Vrasja e dy vëllezërve në Malishevë: Avokati e sfidon aktakuzën

 

Prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Nga Prokuroria po akuzohen se kanë privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Në gjykimin e mbajtur në muajin Dhjetor 2018, i akuzuari Besim ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Blerim e kishte pranuar fajësinë për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim pa leje të armës.

 

Vrasja e pjesëtarit të FSK-së, i akuzuari për armëmbajtje pranon fajësinë

 

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokates mbrojtëse Feride Xani, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Blerim Malokut.

Ndërsa i akuzuari Besim gjendet në paraburgim prej 9 Mars 2018.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin Nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Malokut.

 

Njëri nga të Vrarët në Malishevë Pjesëtar i FSK-së

 

Aktakuza ndaj Besim dhe Blerim Malokut, të cilët janë vëllezër, është ngritur nga prokurori Agron Matjani, raporton KALLXO.com.

Këto vepra janë kryer në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besimi me vete ka pasur një pushkë automatike ndërsa Blerimi një pistoletë, raporton kallxo.com.

Aktakuza shpjegon se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku.

Në aktakuzë thuhet se Blerim Malokut, në shtëpinë e tij i janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e punuar me dorë dhe të njëjtat janë sekuestruar nga personat e autorizuar.

 

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së

.