Sulmi ndaj Taulant Byqmetit
Sulmi ndaj kryetarit të 'Intelektualëve', tre të dyshuarit në ndalim 48 orësh
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, tani të pandehurit I. Sh., V. Z. dhe F. R., në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Këta të pandehur po dyshohen se kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve “Intelektualët” të klubit “Drita”, Taulant Byqmeti.
Në përgjigjen e prokurorisë është thënë se prokurori i rastit ndaj të njëjtëve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe paraqitje në stacionin policor.
Gjithashtu, Prokuroria ka thënë se në lidhje me këtë rast ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohen edhe personat e tjerë të cilët dyshohet se janë involvuar në këtë rast.
Byqmeti, ka pretenduar se dje, më 24.04.2024, është sulmuar fizikisht në lokalin e tij në Gjilan nga disa persona pas përfundimit të ndeshjes Drita – Prishtina.
Ai ka thënë se personat që e kanë sulmuar janë në kryesi të klubit.
Sipas Byqmetit, ata e kanë sulmuar me mjete të ndryshme, siç thotë ai, karrige dhe thika atë si dhe familjarët dhe klientët që kanë qenë të pranishëm në lokal.
Kryetari i tifozëve të klubit “Drita” flet për sulmin ndaj tij dhe familjes së tij