Ilustrim

Planifikuan vrasjen e një personi, arrestohen dy të dyshuarit në Pejë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimet se kanë bërë përgatitje për vrasjen e një personi.

Sipas Policisë në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës ose t’i shkaktonte dëme të mëdha.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.