35 vjet burg për burrin që akuzohet se e vrau gruan me sëpatë
Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 35 vite burgim Izet Godenin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadije Godenin. Vendimi u mor në senacën e mbajtur me datë 17.04.2024. Rasti ka qenë në rigjykim.
Kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi tha se vajza e çiftit Albiona Godeni, me cilësinë e palës së dëmtuar në procedurë, kërkesën pasurore civile do të mund ta realizojë në kontest civil.
Ky aktgjykim i dytë i shkallës së parë është marrë nga trupi gjykues me përbërje: Naser Foniqi – kryetar dhe anëtarët: Fatime Dërmaku dhe Ertan Sejfulla.
Vendimi mund të ankimohet në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.
I akuzuari ishte dënuar me 25 vite burgim më 30.05.2023 për vrasje të rëndë, nga trupi gjykues me kryetar Naser Foniqi.
Vendimi ishte apeluar nga mbrojtja e të akuzuarit, avokatja Myrvete Hashani- Jashari. E njëjta përmes ankesës kishte kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim pasi e njëjta nuk ishte pajtuar me pranimin e fajësisë nga i akuzuari pasi që i njëjti nuk e kishte kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë.
Vendimi i Apelit për kthimin e rastit në rigjykim, ishte marrë nga kolegji i kryesuar nga Xhevdet Abazi dhe anëtarët Hashim Çollaku dhe Beqir Kalludra.
Izet Godeni po qëndron në paraburgim që nga data 25.11.2022.
Çka përmban aktakuza?
Sipas aktakuzës së ngritur me 12.05.2023 nga Prokurorja e Prishtinës Javorka Prlinceviq, Izet Godeni akuzohet se në mënyrë mizore dhe dinake nga privuar nga jeta bashëshkorten e tij, tani të ndjerën, Sadije Godeni me me datën 25.11.2022 në shtëpinë e tij.
Kështu organi i ndjekjes po ia ngarkon Izet Godenin kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të paraparë me Kodin Penal.
Në dosjen e prokurorisë përshkruhet se përderisa e ndjera ishte në gjumë, i akuzuari e godet disa herë me sopatë në pjesën e majtë të kokës duke i shkaktuar lëndime të rrezikshme për jetën. Gjatë të cilave Sadije Godeni edhe vdes.
Prokuroria e ka mbështetur pretendimin e vetë se vdekja e Sadije Godenit ka ardhur nga mjeti i përshkruar si i fortë, i rëndë dhe relativisht i mprehtë përmes raportit të autopsisë të kryer nga eksperi mjeko-ligjor Dr. Ditor Haliti kryer me 04.04.2023.