Seanca dëgjimore ndaj Ilaz Shkodrës, Valon Zymberit dhe Fatos Ramadanit. Foto: Laurant Berisha

Të dyshuarit për sulmin ndaj kryetarit të 'Intelektualëve' para gjykatës - FOTO

Ka filluar seanca dëgjimore në Gjykatën e Gjilanit ndaj Ilaz Shkodrës, Valon Zymberit dhe Fatos Ramadanit të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të pandehurit po dyshohen se kanë sulmuar fizikisht kryetarin e tifozëve “Intelektualët” të klubit “Drita”, Taulant Byqmeti.

Për të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e ndalimit që t`i afrohen vendit apo personit të caktuar, si dhe masën për t`u paraqitur në stacionin policor.

Të pranishëm në seancën dëgjimore janë që të tre të dyshuarit, prokurorja Leonora Kadriu dhe mbrojtësit e të pandehurve.

Seanca dëgjimore me vendim të gjyqtarit Veli Kryeziu, do të jetë e hapur për publikun.

Byqmeti, ka pretenduar se më 24.04.2024, është sulmuar fizikisht në lokalin e tij në Gjilan nga disa persona pas përfundimit të ndeshjes Drita – Prishtina.

Ai ka thënë se personat që e kanë sulmuar janë në kryesi të klubit.

Sipas Byqmetit, ata e kanë sulmuar me mjete të ndryshme, siç thotë ai, karrige dhe thika atë si dhe familjarët dhe klientët që kanë qenë të pranishëm në lokal.

Seanca dëgjimore ndaj Ilaz Shkodrës, Valon Zymberit dhe Fatos Ramadanit. Foto: Laurant Berisha
Seanca dëgjimore ndaj Ilaz Shkodrës, Valon Zymberit dhe Fatos Ramadanit. Foto: Laurant Berisha
Seanca dëgjimore ndaj Ilaz Shkodrës, Valon Zymberit dhe Fatos Ramadanit. Foto: Laurant Berisha

Sulmi ndaj kryetarit të ‘Intelektualëve’, tre të dyshuarit në ndalim 48 orësh