Foto: Ilustrim

Vrasja në tentativë në Prizren, dy të dyshuar dorëzohen në Polici

Dy të dyshuar për një vrasje në tentativë që është regjistruar më 30.03.2024 në Prizren janë dorëzuar sot në Polici.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se edhe arma-pistoleta që dyshohet se është  përdorur është gjetur dhe sekuestruar.

Po ashtu është bërë e ditur se pas intervistimit në prezencën e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve, me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

Sipas raportit policor rreth orës 22:30 një burrë ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar” – thuhet në raportin policor të datës 31.03.2024

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Vrasje në tentativë në Prizren, të shtëna me armë nga vetura në lëvizje