Vrasje në tentativë në Prizren, të shtëna me armë nga vetura në lëvizje

Një vrasje në tentativë është regjistruar mbrëmë më 30.03.2024 në qytetin e Prizrenit.

Sipas raportit policor rreth orës 22:30 një burrë ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje.

“Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar” – thuhet në raportin policor të datës 31.03.2024

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rasti nën hetime.