Fushe Kosove

Fushë Kosovë, gjendet një person i vdekur në një banesë

Policia e Kosovës ka nis hetimet për zbardhjen e vdekjes së një personi në Fushë Kosovë.

Rasti, sipas forcave të rendit u regjistrua më 26.04.2024.

“Raportohet se në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.