Plagosen dy persona në Ferizaj, policia jep detaje
27.4.2024 - 09:06
Mbrëmë, më 26.04.2024, në ora 23:30 janë plagosur dy persona në Ferizaj.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK” – njofton policia.
“Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.