Vetura, ilustrim Foto: Pixabay

Vodhi një veturë dhe e aksidentoi - arrestohet i dyshuari i mitur në Gjakovë

Në fshatin Damjan të Gjakovës më 16.04.2024 u raportua e vjedhur një veturë me targa vendore.

Vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së ankuesit.

Vetura e vjedhur është gjetur dhe u identifikua pastaj si e aksidentuar.

Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar.

Sipas raportit të Policisë, ai u intervistua në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit për punë sociale, teksa kishte shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

I dyshuari i mitur u dërgua në mbajtje.