Foto: PK.
Gati 3 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara deponohen në një bankë në Gjakovë brenda dy muajve
17.4.2024 - 12:06
Në Gjakovë u regjistrua një rast i raportimit të falsifikimit të parasë më 16.04.2024.
Zyrtari bankar raportoi në Polici se brenda dy muajsh u deponuan para të falsifikuara në vlerë totale prej 2 mijë e 917 euro.
Sipas raportit të Policisë, 1 mijë e 421 monedha të dyshuara të falsifikuara metalike në vlerë prej dy euro u deponuan në bankë, që i bie 2 mijë e 842 euro.
Përveç monedhave metalike u deponua një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro, një në vlerë prej 20 euro si dhe një në vlerë prej 5 euro, të gjitha të dyshuara se janë të falsifikuara.
Monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga Policia dhe rasti po hetohet.