Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për përdorim të armës pa leje në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armës në Gjakovë.

Siç është thënë në raportin 24-orësh policor (22.04.2024), arrestimi i të dyshuarve kishte ardhur pas disa video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale.

Pas arrestimit të tij, Policia ka kryer kontroll edhe në shtëpinë tij ku i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

PK tha se i dyshuari  është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.