Ilustrim

Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një rast i dhunimit është raportuar në Policinë e Gjilanit.

I dyshuari është arrestuar pasi pretendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas Policisë viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët dhe është dërguar në strehimore.

Ndërsa, personi i dyshuar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka raportuar për kohën se kur dyshohet të ketë ndodh vepra e cilësuar si “dhunim”.